Ka ndërruar jetë në orën 7.00 të ditës së premte në sanatoriumin e Tiranës, Ramiz Alia, 86 vjec, ish-Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë dhe ish-Presidenti i parë i Shqipërisë pluraliste. Zoti Alia ndodhej i shtruar në sanatorium për shkak të komplikacioneve në mushkëri. Nuk ishte hera e parë që zoti Alia i drejtohej spitalit për probleme kryesisht të mpiksjes së gjakut në mushkëri.
Të reja interesante vijnë nga YouTube. Kësaj rradhe ajo do të shpërndajë një vegël e cila do lejojë përdoruesit të konvertojnë videot e tyre në formatin 3D. Më parë YouTube ofronte mundësinë e ngarkimit të videove në formatin 3D por tani në versionin BETA ajo ofron mundësinë e konvertimit të videove 2D në 3D, duke dhënë mundësinë të gjithëve të kenë video 3D dhe pa pasur një kamera që filmon në 3D.
Kronikë video mbi ndërtimin e hidroçentraleve të Lurës të cilët do përfundojnë në shkurt të vitit 2012. Për më tepër informacion dhe për të parë kronikën lexoni lajmin.
Që sot fillon punën shërbimi i ri i horoskopit. Mund të lexoni horoskopin tuaj sipas shenjës cdo ditë(lidhjen mund ta gjeni tek menuja kryesore). Ky shërbim më vonë do të ofrojë dhe shërbime të tjera në lidhje me ostrologjinë.
Info portali: Në portal po punohet në të gjithë shërbimet dhe së shpejti do kemi dhe forumin.
Ndërtimet pa kriter rrezikojnë jetën e mijëra banorëve në qytetin e Peshkopisë. Një ndërtim i ri sapo ka nisur në lagjen “Aksioni” dhe është bërë shkak për një rrëshqitje masive toke duke kërcënuar qindra banesa ndërsa ka shkatërruar tashmë edhe rrugën automobilistike.
Banorët thonë se zona ku po ndërtohet pallati i ri është e paqendrueshme nga ana gjeologjike dhe vetëm hapja e themeleve ka shkaktuar rrëshqitjen e parë.